Tashmë gjithçka është zyrtare, me “fantazistin”, tunizian, Hannibal Mejbri, që do të transferohet në Spanjë. Talenti i “Djajve të Kuq”, të Manchester United do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te Sevilla, me “Andaluzianët”, që po kalojnë momentet më të vështira të këtyre sezoneve të fundit. .
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, në kontratën e huazimit të 20-vjeçarit përfshihet, një klauzolë blerjeje, për shifrën e 20 milionë eurove, në merkaton e verës, me “fantazistin” tunizian, që ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka zgjedhur fanellën me numër 46.
Mirëpo, kontratën mes klubeve ka edhe një klauzolë, tejet të veçantë, me “gjigantët” e futbollit anglez, që kanë të drejtën e riblerjes së lojtarit për shumën e 35 milionë eurove, duke konfirmuak kështu faktin që “Djajtë e Kuq” dhe veçanërisht, tekniku Erik ten Hag kanë besim maksimal te kualiteti i mesfushorit ofensiv.