18 vjeçarja shqiptare që është abuzuar seksualisht që në moshën 9 vjeçare nga vëllai i njerkës së saj në Greqi ka treguar para prokurorëve si ka nisur gjithçka. Kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe, thotë se është ngamcuar për herë të parë nga 33 vjeçari Erion P. kur kanë qenë duke parë një film.
“Në moshën 9-vjeçare u sulmova seksualisht për herë të parë nga… Ai është vëllai i njerkës sime. Më bëri të shtrihem pranë tij me pretekstin se do të shikoja një film. Më vuri dorën rreth qafës dhe më pas më preku.
Më thoshte fli, po bënte sikur flinte vetë por mundohej të më prekte… Megjithatë unë e tërhoqa dorën. Ai më bënte presion dhe vazhdonte po njësoj. Çdo përpjekje që bëra për t’u larguar ishte një përpjekje e kotë”, ka thënë 18-vjeçarja.