Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj Masakrën e Reçakut e quan si pikë kthesë për bashkësinë ndërkombëtare. Në 25-vjetorin e kësaj masakre, Haradinaj derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ka falënderuar edhe Amerikën dhe NATO-n për kontributin e tyre.
Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jap kontributin e saj duke qenë në rresht si anëtare e NATO-s së udhëhequr nga miqtë tanë, ShBA-të.
“Në luftën tonë për liri janë dy momente që kanë qenë kthesa jonë. Është Prekazi i Jasharëve legjander, i komandantit, Adem Jashari dhe është Reçaku. Nëse Prekazi bëri kthesën për shqipëtar, na bindi të gjithëve që duhet të luftojmë, për fat të mirë Reçaku e bëri kthesën edhe për bashkësinë ndërkombëtare“, tha ai.