Nga Alba Malltezi
Disa politikanë, gazetarë, analistë të vendit tonë prej kohësh kanë mësuar një refren që e pësërisin gjithnjë e më shpesh: “Nuk kritikohet opozita! Nuk sulmohet opozita! Nuk ka faj opozita!”. Nuk ka gjë më hipokrite dhe të dëmshme për një shoqëri në formim e zhvillim.
Kjo logjikë do të ishte e natyrshme dhe gati normale në një vend me demokraci të konsoliduar, (edhe pse edhe aty kushdo kritikon opozitën pa u ngritur mburojë nga askush) ku pushtetet që kontrollojnë njëra-tjetrën janë mirëformuar dhe sidomos, kur secili prej pushteteve bën me korrektësi dhe përkushtim punën dhe detyrën që ka ndaj shoqërisë.
Është e qartë për ne të gjithë se asnjë prej pushteteve, ku bën pjesë dhe opozita, nuk ka arritur maturinë dhe eksperiencën e duhur për të fituar totalisht besimin e qytetarëve, ndaj asnjë prej pushteteve nuk ka fituar asnjë imunitet, qoftë ai në administrim të vendit apo në opozitë.
Ashtu siç nuk kanë imunitet as mediat, as legjislativi e drejtësia. Në të vërtetë, të gjitha pushtetet në Shqipëri nuk e kanë ende imunitetin moral për të mos u kritikuar. Por disa këmbëngulin dinakërisht se opozita nuk duhet sulmuar. Hilja e parë e këtij pohimi është se kush e bën, krijon një mburojë vetjake ndaj sulmeve të egra që një pjesë e opozitës aktuale sot i ka të gatshme për këdo që e kritikon. Ndërsa e dyta, por edhe më e rënda, është se dëshiron të mbulojë, të nënvleftësojë, veprime të rënda shkatërruese dhe vetëshkatërruese që kjo opozitë sot, ose pjesa më radikale e saj, bën për Shqipërinë dhe për veten.
Nuk kritikohet dikush për emrin që mban, por për veprimet që bën dhe për pasojat që këto veprime kanë. Të shohësh vit pas viti, ditë pas dite bilancin e pasojave të veprimeve të opozitës radikale shqiptare dhe të mos reagosh, duhet të mos kuptosh asgjë, ose të jesh llogaritari më i dobët që do të çonte në falimentim çdo ndërmarrje.
Nuk po flas këtu për ata që i bëjnë “skonto” edhe ngjarjeve më të rënda që kanë përfunduar në vrasje për shkak të veprimit apo mosveprimit të shumë individëve që kërkojnë mbrojtje nën ombrellën opozitë sot. Por këta të fundit hyjnë në një kategori të paklasifikuarish, pesha e të cilëve nuk e kalon as ekranin e ftohtë të televizorit që servir gallatën e hidhur të një mbrëmje para televizorit.
Hipokrizia e rrezikshme e disave kur thonë se opozita duhet mbrojtur me çdo kusht
Asnjë prej pushteteve në Shqipëri nuk e ka fituar respektin dhe imunitetin për të qenë të pakritikueshëm. Opozita gjithashtu. Ndaj kush përpiqet t’i vendosë sot një ombrellë veprimeve shkatërruese dhe vetëshkatërruese të saj ose është thjeshtë një hileqar, ose nuk i ka bërë mirë llogaritë. E fakteve.
Disa politikanë, gazetarë, analistë të vendit tonë prej kohësh kanë mësuar një refren që e pësërisin gjithnjë e më shpesh: “Nuk kritikohet opozita! Nuk sulmohet opozita! Nuk ka faj opozita!”. Nuk ka gjë më hipokrite dhe të dëmshme për një shoqëri në formim e zhvillim.
Kjo logjikë do të ishte e natyrshme dhe gati normale në një vend me demokraci të konsoliduar, ku pushtetet që kontrollojnë njëra-tjetrën janë mirëformuar dhe sidomos, kur secili prej pushtetetve bën me korrektësi dhe përkushtim punën dhe detyrën që ka ndaj shoqërisë.
Është e qartë për ne të gjithë se asnjë prej pushteteve, ku bën pjesë dhe opozita, nuk ka arritur maturinë dhe eksperiencën e duhur për të fituar totalisht besimin e qytetarëve, ndaj asnjë prej pushteteve nuk ka fituar asnjë imunitet, qoftë ai në administrim të vendit apo në opozitë.
Ashtu siç nuk kanë imunitet as mediat, as legjislativi e drejtësia. Në të vërtetë, të gjitha pushtetet në Shqipëri nuk e kanë ende imunitetin moral për të mos qenë të kritikuara. Por disa këmbëngulin dinakërisht se opozita nuk duhet sulmuar. Hilja e parë e këtij pohimi është se kush e bën, krijon një mburojë vetjake ndaj sulmeve të egra që një pjesë e opozitës aktuale sot i ka të gatshme për këdo që e kritikon. Ndërsa e dyta, por edhe më e rënda, është se dëshiron të mbulojë, të nënvleftësojë, veprime të rënda shkatërruese dhe vetëshkatërruese që kjo opozitë sot, ose pjesa më radikale e saj, bën për Shqipërinë dhe për veten.