Trafiku në Suedi është rënduar dhe ka pasur shumë vonesa, për shkak të stuhisë së borës që ka përfshirë shtetin skandinav.
I ftohti në Suedi është në nivele ekstreme dhe është përcjellë me erëra të fuqishme.
Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkaq qindra shoferë kanë qëndruar nëpër automjetet e tyre në autostradat e bllokuara nga bora.
Sipas mediave suedeze, temperaturat në Suedi kanë arritur në minus 38 gradë celsius.
Në Danimarkën fqinje, autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme për shkak të borës dhe erës së fuqishme në pjesët veriore dhe perëndimore të shtetit.
Ndërkaq, në kufirin mes Norvegjisë dhe Suedisë është regjistruar temperatura më e ulët e këtij dimri me minus 42.5 gradë celsius.