Gruaja e 50-vjeçarit shqiptar, i cili vrau kunatin e tij (vëllain e bashkëshortes) pasi mori vesh se i kishte vajzën, ka reaguar sërish. Ajo ka bërë deklarata të forta për mediat greke, ndërsa i doli në mbrojtje vëllait të saj, 33-vjeçarit Erjon Pelivanit, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk ka abuzuar me thjeshtrën e saj. Ajo pohoi se nuk ishte në dijeni të asnjë gjëje.

Pyetjes nëse do ta shohë bashkëshortin Fatmir Tarellari në paraburgim, përgjigja për ERT ka qenë negative. Shqiptarja tha në emisionin ‘Të vërtetat me Zenën’, se çfarëdo që të ndodhte, burri i saj nuk duhej të ishte sjellë kështu.

“Çfarëdo që është bërë, ka një ligj. Ai nuk duhej ta vriste. Së bashku kemi një fëmijë që tani është 10 vjeç…” tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçarin, i cili ka dhe tre vajza nga martesa e mëparshme, ndërsa gruan e kishte humbur në një aksident automobilistik.

“Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… Kam duruar gjithë këtë vjet. I rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha ajo. Së fundi, ajo argumentoi se autori nuk është person i mirë dhe se prej vitesh kishte duruar shumë. “Ai nuk është njeri i mirë. Ai gënjente shumë, ishte ekspert. Unë që jetoja me të, e kuptova më pas. Burri nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë”, përfundoi ajo.