Meritoni dhe Ilnisa janë një nga çiftet që kanë rënë shumë në sy për afrimitetin që kanë krijuar me njëri-tjetrin. Ata e ndajnë çdo mbrëmje shtratin së bashku, ku nuk mungojnë puthjet, përqafimet dhe prekjet.
Por Sfida e litarëve e “Vëllait të Madh” ka qenë shkak i një krisje mes tyre, ku Meritoni dhe Ilnisa ishin në të njëjtin grup. Ilnisa i ka kërkuar llogari për afrimitetin që ka me Riken, e cila ishte në grupin tjetër.
Meritoni ka tentuar që të flasë dhe të sqarohet me të, por ajo e ka refuzuar dhe nuk ka dashur të komunikojë me të. Ilnisa e akuzon se i ka futur duart Rikes në syrin e saj dhe këtë gjë nuk e toleron.
Ilnisa: Në syrin tim i fut duart asaj. Asaj? Në syrin tim? Hajde tani ec, ik më lër.