Aktivistja Zhaklin Lekatari, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tronditëse në Sukth, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka vrau veten, pas sulmeve degraduese në TikTok.
Në një postim të shpërndarë në Instagram, ku shkruhej: “Gjatë gjithë kësaj periudhe deri të martën e 2 janarit, 41-vjeçarja ia kishte pohuar herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen, pasi nuk e mbante dot peshën e përdhosjes së nderit të saj. ‘Sepse jam nuse në familje dhe për nder rroj’, ka thënë ajo…”.

Lekatari e ka postuar në InstaStory, duke thënë injoranca është e keqja më e madhe.

“Nderin e kujt? Injoranca është e keqja më e madhe”, është përgjigjur ajo.