Pas triumfit në Superkupë Në Riad, vjen momenti i Asllanit.

Pas triumfit në Arabinë Saudite Inzaghi duhet të mendojë menjëherë për kampionatin, ku Juventus ka parakaluar në klasifikim. Me bardhezinjtë 1 pikë para dhe që të shtunën nëse fitojnë me Empolin mund të shkojnë në katër pikë, Interit i duhet të fitojë me cdo kusht në transfertën me Fiorentinën të dielën teksa i mungojnë dy kolona të mesfushës, Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella.

Mungesa e turkut parashikohej duke qenë se rrezikonte me një karton të verdhë, por ajo e Barellës ka lënë shije më të hidhur, duke qenë se u ndëshkua për protesta, dicka që mund të ishte evituar. Trajneri siç shkruajnë mediat italiane i ka zgjedhjet e kushtëzuara dhe Calhanoglu do të zëvendësohet pikërisht nga Kristjan Asllani që do ta nisë si titullar në Artemio Franchi ndërkohë që në vend të Barellës do të jetë Fratessi.

Një mundësi e mirë kjo për mesfushorin e kombëtares shqiptare për të rritur kuotat e tij me një performancë bindëse të dielën, në një takim të rëndësishëm të kampionatit, që është edhe objektivi kryesor i Interit. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Asllanit si titullar në kampionat, me mesfushorin e kombëtares që në këtë sezon të serie a ka koleksionuar 11 prezenca, të gjitha duke u nisur nga stoli.