Ish-deputeti demokrat dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Tropojës, Azgan Haklaj ka kujtuar janarin e vitit 2001 kur është arrestuar dhe më pas si erdhi lirimi i tij.
“Beleri nuk do e marrë mandatin dhe nuk do bëjë betimin. Unë jam arrestuar në mesnatë në janar rë 2001… Kanë protestuar për arrestimin tim. DASH, OSBE-IDIHR e kanë quajtur arrestim brutal, politik. Deputeti i kuvendit ka të njëjtin imunitet që ka anëtari i gjykatës së lartë kushtetuese dhe çdo gjyqtar. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, jam arrestuar në Tropojë në banesën time, jam zgjedhur deputet…
Gjykata e lartë më 24 korrik të 2001 më ka liruar nga burgu. Ishte kërkesë e avokatëve të mi sepse unë kisha të njëjtin imunitet që ka gjykatësi që kishte vendosur arrestimin tim. Më pas në 2002 kam shkuar në gjykatën e lartë e cila e ka pushuar çështjen për mungesë provash.
Kryetari i bashkisë i zgjedhur me votë, pra Beleri, nuk ka imunitet. Ai mund të ndalohet arrestohet. Mediu ishte deputet ministër dha dorëheqjen dhe prokuroria i kërkoi heqjen e imunitetit. Pastaj Mediu u rizgjodh deputet. Kam parë e mendimin e pakicës dhe të shumicës. Edhe pse u zgjodh deputet mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm. Tani te rasti Berisha, kërkesa e SPAK është arrest shtëpie për Berishën, s’ka shanse që ai të shkojë në parlament”, tha Haklaj në “Repolitix” në Report Tv.