Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë, teksa autoritetet vendase kanë lëshuar një paralajmërim për cunami.

Lëkundjet e forta sizmike u ndjenë në Ishikawa, sipas transmetuesit kombëtar NHK, shkruan The Guardian.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të prefekturave Niigata dhe Toyama. Dallgët kanë arritur deri në 5 metra në Noto.

Banorëve në këto zona iu është kërkuar që të largohen menjëherë.

Ende nuk ka informacione zyrtare sa u takon dëmeve.