Moderatorja Kiara Tito vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale edhe gjatë shtatzënisë dhe me postimin e fundit ku tregon barkun e rrumbullakosur, bën të ditur se ka hyrë në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël.
Por ajo që mori vemendjen e fansave ishte komenti epik i bashkëshortit të saj, Luiz Ejllit.
“Ehhh… kur më thoje mua ‘o Luiz ke vënë bark’…”, ka komentuar Luizi duke shkaktuar të qeshura tek fansat.