Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka deklaruar se nuk do të bashkohet me Korenë e Jugut, ndërsa ka bërë thirrje për rishikim të Kushtetutës dhe të përcaktohet Koreja e Jugut si ‘armiku kryesor dhe i pandryshueshën i Koresë së Veriut”.
Ky vendim për të hedhur poshtë një bashkim paqësor mes vendeve, vjen pas tensioneve gjithnjë e në rritje.
Hapat e Koresë së Veriut vijnë pasi Kim ka rritur në mënyrë aktive partneritetin e tij me Moskën dhe Pekinin, ndërsa ai përpiqet të dalë nga izolimi diplomatik dhe të rrisë ndikimin e tij duke u bashkuar me një front të bashkuar kundër Uashingtonit.
Koreja e Veriut shfuqizoi gjithashtu agjencitë kryesore qeveritare që ishin ngarkuar me menaxhimin e marrëdhënieve me Korenë e Jugut gjatë një takimi të parlamentit të vendit të hënën, tha Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut.