shopping cart with application software icons on mobile , business concept

Disa gjëra janë më mirë të lihen të pashkruara, veçanërisht në bisedat në grup. Sipas studimit më të fundit, një fjalë, që nuk duhet përdorur kurrsesi, është me dy shkronja, pasi i inatos të gjithë anëtarët dhe ajo është: “Ok” .

Bustle bëri disa kërkime edhe për këtë. 29% e 150 personave që morën pjesë mendojnë se “tingëllon keq”. Kjo e bën marrësin të mendojë tepër, i bën ata të ndihen sikur kanë thënë ose kanë bërë diçka dhe e shqetësojnë dërguesin, në përgjithësi.

Disa besojnë se nëse pasohet nga një pikë, mesazhi është edhe më formal, pa arsye. E vetmja shenjë pikësimi e pranueshme pas ‘Ok’ është pikëçuditja.

Teoria mbizotëruese është se prindërit e dërgojnë këtë fjalë, të cilën ne nuk do ta shkruajmë një herë më shumë, sepse edhe ne jemi të lodhur, sepse ata nuk kanë çfarë të thonë tjetër ose sepse nuk e kuptojnë që ju mund të reagoni në të vërtetë ndaj një mesazhi në rrjetet sociale. Megjithatë, ata janë të vetmit që kanë të drejtë ta përdorin atë./abcnews.al