Mohamed Salah u lëndua së fundmi në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe ky fakt i shqetësoi si Kombëtaren e Egjiptit, ashtu edhe Liverpoolin. E nëse eventualisht shërohet me kohë për finalen eventuale të Kupës së Kombeve të Afrikës, natyrisht nëse Egjipti e pret biletën për atje, trajneri gjerman premton se ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës do t’ju bashkohej “Faraonëve”.
“Egjipti dhe Liverpooli bashkërisht e duan të njëjtën gjë: Mo Salah të jetë gati sa më shpejt të jetë e mundshme”, theksoi fillimisht ish-trajneri i Borussia Dortmundit.
“Nëse ai qëndron në Afrikë ata nuk mund ta kryejnë trajtimin e duhur, vetëm do të vonojë gjithçka.”
“Ne e sjellim atë këtu jo për ta larguar nga Egjipti, por vetëm për t’ia ofruar tretmanin më të mirë mjekësor.” “Gjithçka është dakorduar. Nëse Salah është gati fizikisht dhe nëse ata (Egjipti) shkojnë në finale, lojtari do të jetë atje”, përfundoi trajneri i Liverpoolit për “BeIN Sports”.