Vëllai i 41-vjeçares, Bedrie Loka, Mahmut Bushi deklaroi sot për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti se shkaktar i vdekjes së motrës së tij është kunati.

Ai tha se e motra nuk vdiq nga Tiktok-u, por nga dhuna dhe keqtrajtimet e bashkëshortit të saj.

“Çfarë deklarojnë njerëzit e tjerë, sidomos vëllai i kunatit tim, ia kam lënë drejtësisë. Të dhënat i merrni nga policia e shtetit. Dua drejtësi për motrën time. Unë jam me një vdekje, më ka vdekur tezja. Për këto informacione që jepni, apo dhe vëllai i kunatit tim, nuk e di se çfarë kanë thënë fëmijët. Nëse kanë dhënë mashtrime, të zbardhet e vërteta. Dua të zbardhet e vërteta. Motra ime ka denoncuar rastin e Tiktok-ut edhe në Tiranë. Nëse kunati i motrës time thotë se fëmijët e saj nuk kanë dhënë dëshminë e vërtetë, ju keni të drejtë që t’i drejtoheni policisë. Fëmijët e motrës sime kanë dhënë prova. Shkaktari i vdekjes së motrës sime, është i shoqi i vetë, burri i saj! Burri i motrës time është shkaktuari i vdekjes! Nuk më intereson se ça kanë deklaruar fëmijët. Motra ime nuk vdiq nga Tiktok-u, i lutem medias dhe policisë, pasi nëse është e vërtetë do të dalë në Tiranë dhe do të vrasë veten. Nuk e di se kush e ka hapur Tiktok, duhet të hetohet.”, tha ai.