Janari pritet të jetë muaji i Armando Brojës te Chelsea. Sulmuesi i kombëtares e nisi vitin 2024 me gol, teksa realizoi me kokë kundër Preston në fitoren 4-0 për FA Cup, ndërsa në vijim pritet të jetë asi i trajnerit Pochetino. Për fatin e keq të këtij të fundit, por të mirë për Armando Brojën, sulmuesi Jackon është larguar për të luajtur në Kupën e Afrikës, ndërsa Nkunku u dëmtua sërish.

Për pasojë Broja ka mbetur alternativë e vetme për trajnerin argjentinas të Chelsea-s, i cili pritet ta hedhë titullarë 22-vjeçarin edhe të martën kur londinezët të përballen me Middlesbrough në gjysmëfinale të EFL Cup.

Broja vetë, pas realizimit të golit ditën e shtunë, është shprehur fillimisht se ka lënë pas ditët e vështira të dëmtimit, ndërsa tani kërkon të shënojë sa më shumë.