Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shpesh në qendër të vëmendjes së publikut si për projektet e reja që sjell dhe për jetën e saj private.
Ajo ka pasur disa lidhje dashurie, të cilat nuk ka ngurruar asnjëherë që t’i bëjë publike.
Më poshtë po ju sjellim disa nga personat me të cilët Dua Lipa ka pasur një histori dashurie.
Isaac Carew
Lidhja e saj e parë zyrtare është me britanikun Isaac Carew. Çifti filloi të dilnin bashkë në vitin 2015 dhe u ndanë në shkurt të 2017-ës. Megjithatë në maj të 2018-ës, të dy u panë sërish bashkë në Londër teksa ai i kishte vënë krahun te shpatulla e këngëtares. Ai po ashtu iu bashkua Duas dhe familjes së saj në Met Gala-në e 2019-ës, por fundi i lidhje kishte ardhur.
Paul Klein
Lipa ka dalë dhe me muzikantin Paul Klein, lideri i grupit muzikor “Lany”. Lidhja e tyre ka zgjatur vetëm 5 muaj. Ata u ndanë në janar të 2018-ës, kohë kur Klein deklaroi se fshiu llogaritë e tij në rrjetet sociale. Ai tha “ndiej sikur më ka dalë zemra nga vendi, por jam i lumtur që po bëj këngë në këtë situatë.” Në një intervistë për Harper’s Bazaar në korrik të po atij viti, Klein foli dhe më shumë për këtë lidhje të shkurtër, por që atij i kishte lënë shumë shenjë. Ai theksoi se e kishte mbaruar albumin “Malibu Nights” 50 ditë pas ndarjes. “S’kam ndjerë kurrë një dhimbje të tillë, nuk dua të bëj drama…por mendoj se kam dashuruar për herë të parë në jetën time, s’isha ndjerë kurrë kështu”, tha Klein. Kur Dua u pyet për albumin e Klein ajo u shpreh: Nuk e kam dëgjuar!
Anwar Hadid
Me Anwar Hadid, Dua Lipa ka pasur lidhjen e saj më të gjatë romantike. Ata u takuan për herë të parë në festën e ditëlindjes së Gigi-t (motrës së Anëar) në Malibu të Kalifornisë, në qershor të 2019-ës. Për herë të parë u shfaqën bashkë publikisht gjatë Javës së Modës në Neë York, e më pas në tapetin ekuq të Amerikan Music Aëards. Gjatë periudhës së pandemisë, Dua dhe Anwar shpenzuan shumë kohë së bashku. Në prill të 2020, këngëtarja u shpreh për “People” se ndihej shumë rehat me partnerin. “Po mësojmë shumë për njëri-tjetrin”, tha Dua. Në përvjetorin e parë të lidhjes, ata adoptuan një qen që e quajtën Dexter. Teksa çdo gjë dukej në rregull, pas 2 vitesh e gjysmë bashkë ata morën një pauzë. Kjo e fundit rezultoi ndarje përfundimtare sepse në qershor të vitit të shkuar, Lipa ndau një fotocover-in e Vogue në të cilin shkruhej: Kapitulli i ri i jetës ka të bëjë vetëm me mua.
Trevor Noah
E përditshmja DailyMail publikoi një fotografi të Duas dhe Trevorit “duke u puthur dhe përqafuar” në New York City në shtator të vitit 2022. Një burim vuri në dukje se: “Ata ishin ulur qetësisht larg të tjerëve në restorant. Ishin të qartë që ishin të interesuar për njëri-tjetrin dhe u ulën afër njëri-tjetrit gjatë gjithë vaktit. Ata dolën së bashku dhe ecën, duke u ndaluar për përqafime të gjata dhe për të dytën herë me puthje dhe përqafime”.
Jack Harlow
Reperi Jack Harlow ka realizuar një këngë të titulluar “Dua Lipa” në të cilën ai thekson se do më shumë se një tipar te një femër. Në maj të vitit 2022, ai tha se e ka telefonuar Dua-n për t’i marrë aprovimin për këngën. “Nëse ajo do thoshte jo e urrej, nuk dua ta publikosh, nuk do e bëja. Por ajo tha, nuk është kënga ime kështu që është në rregull”, u shpreh Harloë. Kur e pyetën se a i pëlqen Dua, ai tha: E admiroj! Atë dhjetor u tha se Dua dhe Harloë kishin dalë disa herë bashkë, por gjithçka u shua kur në fillim të 2023-shit, këngëtarja konfirmoi lidhjen me Gavras.
Romain Gavras
Në shkurt të 2023-shit, Dua u pa në BAFTA në Londër me një burrë misterioz i cili më vonë u identifikua si Romain Gavras. Ky i fundit kishte qenë i lidhur 5 muaj me këngëtaren tjetër shqiptare Rita Ora, me të cilën e përfundoi me konflikte marrëdhënien. Gavras dhe Lipa dolën hapur së bashku në Festivalin e Kanës në 19 Maj 2023. Ata pozuan në tapetin e kuq krejtësisht të lumtur. Por siç duket as kjo romancë nuk zgjati shumë! Ndarja e tyre në fund të vitit 2023, ndërsa Romain e ka cilësuar Dua-n “të varur nga puna.”
Callum Turner
Tabloidi i famshëm “DeuxMoi”, shkroi një artikull ku raportonte për lidhjen e Duas dhe Callum. Sipas kësja medie, çifti u pa në Tower Bar “të afërt me njëri-tjetrin” pas përfundimit të ceremonisë së çmimeve “Golden Globes 2024”. Më pas, Lipa u pa më pas duke marrë pjesë në premierën e serialit “Masters of the Air”, ku Callum luan rolin kryesor. Tabloidi amerikan “TMZ” gjithashtu postoi një video të tyre ku shiheshin në çaste të afërta me njëri-tjetrin.