Janë rritur tensionet mes Izraelit dhe Hamasit, pas vrasjes në Bejrut të Saleh al-Arouri, politikanit numër dy të Hamasit se bashku me 5 persona të tjerë, mes tyre dy komandantë.

Qeveria e Izraelit mblodhi kabinetin e luftës ndërsa ushtria është në “gadishmëri të lartë për çdo skenar të mundshëm”. Deri tani Izraeli nuk ka konfirmuar se është ai pas shpërthimit por ka përshkruar atë si një ‘ndërhyrje kirurgjikale’ mbi Hamasin.

Ministri i Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib, i tha BBC-së se qeveria e tij i ka bërë thirrje Hezbollahut që të mos hakmerret.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje Izraelit të shmangë përshkallëzimin e situatës, veçanërisht në Liban.

Të gjitha format e negociatave mes Hamasit dhe Izraelit janë ndërprerë. Agjentët 007 të SHBA-së thotë se Hamas dhe grupet e tjera palestineze që luftojnë kundër izraelit po përdorin spitalin Al Shifa në Gazaq si qendër komanduese të sulmeve. E bëri të ditur New York Times duke cituar burime të inteligjencës amerikane.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë dënuar qartë deklaratat e dy ministrave ekstremistë të qeverisë Netanyahu – Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir – sipas të cilave palestinezët duhet të inkurajohen të emigrojnë nga Gaza dhe kolonët hebrenj duhet të kthehen në territorin e rrethuar, duke i cilësuar si ‘të papërgjegjshme’. Ndërkaq Sekretari i Shtetit Blinken ka shtyrë vizitën e tij në Izrael ndërsa Këshilli i Sigurimit I OKB-së pritet të mblidhet sot.
Të paktën 1200 njerëz u vranë kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023 dhe rreth 240 të tjerë u morën peng.