Claudio Echeverri është shumë pranë firmës me Manchester City-n.

Kështu informon gazetari italian Fabrizio Romano, i cili shton se kampionët e Anglisë kanë paguar 14.5 milionë euro (dhe mund të paguajnë 9 milionë të tjera në varësi të performancës individuale) për mesfushorin 18-vjeçar argjentinas.
Echeverri kishte kontratë me River Plate deri në dhjetor 2024 dhe një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh.

Mesfushori, i cili garoi në Kupën e Botës U-17 për Argjentinën, nuk preferoi të rinovonte me River Plate. Skuadra e Buenos Airesit, për të mos e lejuar të largohej me parametër zero, pranoi ofertën e “Qytetarëve”.