Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sot vendimin e Apeli që e la sërish atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha tha se ky vendim është marrë i diktuar nga kryeministri Rama.

Sipas Berishës, gjykatësja që dha këtë vendim priti derisa mori urdhrin nga Rama, i cili ndodhej jashtë vendit. Pavarësisht këtij vendi, Berisha tha se nuk dihet i izoluar, por më i motivuar se kurrë në betejën e tij. Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen dhe të mos pranojnë të hanë me turpin me bukë.

“Nuk ka turp më të madh sesa të pranojnë kryeministër njeriun që për karrigen e tij i korrupton partnerit kryesor, SHBA, njeriun kryesor që duhet të mbronte atë vend nga korrupsioni dhe akte të tjera. E bën këtë sigurt ë ishte një armik i egër i vendit të madh të lirisë”, tha Berisha.

Pjese nga fjala e Berishës

Sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Sorosit, në verbërinë e saj mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Rama. Kjo mjerane nuk guxoi të shprehej dje pasi nuk lidheshin dot me Edi Ramën jashtë vendit, por priti derisa të merrte urdhrin dhe të komunikonte vendimin e saj. Unë jam këtu me ju, nuk ndihem i izoluar, por ndihem më i motivuar se kurrë në betejën time, më optimist dhe më me shpresë se asnjëherë.

Ne emër tuaj, luftëtarët e lirisë, njerëz të emancipuar, të rinj të reja, burra dhe gra të guximit, që po mbillni shpresë cdo natë në Shqipëri, ftoj shqiptarët të ngrihen dhe bashkohen me ju. Kurrë një komb i qytetëruar nuk mund të pranojë kurrë një kryeministër një njeri që akuzohet me fakte me dokumente zyrtare nga drejtësia e një vendi tjetër, nga drejtësia e SHBA se ka korruptuar oficerin më të lartë të zbulimit të saj për të luftuar opozitën shqiptare.

Ky skandal është planetar. Kjo është historia më e turpshme e një kryeministri i cili lufton për një Shqipëri pa opozitë.

Unë ftoj shqiptarët të mos pranojnë të hanë turpin me buke. Nuk ka turp më të madh sesa të pranojnë kryeministër njeriun që për karrigen e tij i korrupton partnerit kryesor, SHBA, njeriun kryesor që duhet të mbronte atë vend nga korrupsioni dhe akte të tjera. E bën këtë sigurt ë ishte një armik i egër i vendit të madh të lirisë.