Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës zhvilloi udhëtimin e fundit me karrocë ari përpara largimit e saj nga froni. Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët kryesore duke përballuar temperatura shumë të ulta për të përshëndetur mbretëreshën nga paraqitja e saj e fundit publike si monarke.
Margrethe hipi në Gold Coach, i tërhequr nga gjashtë kuaj të bardhë që përdoret kur monarku udhëton gjatë festës tradicionale të Vitit të Ri. Mbretëresha kishte veshur një pallto kafe dhe doreza të bardha në karrocën e mbyllur të shekullit të 19-të të mbuluar me fletë ari 24 karatësh.
Ajo do të largohet më 14 janar pas 52 vitesh në fron.
Monarkja 83-vjeçare do t’ia dorëzojë fronin djalit të saj më të madh, princit të kurorës Frederik, me dorëheqjen nga monarkia më e vjetër në pushtet në Evropë në gati 900 vjet.
Margrethe e Dytë e cila ishte mbretëresha e fundit në botë pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshë Elizabetës së Dytë të Britanisë, ka qenë monarkja me jetëgjatë e Europës pasi mori fronin pas vdekjes së babait të saj Frederikut të 9-të në vitin 1972.
Princi i Kurorës Frederik, i cili do të jetë Mbreti i Ardhshëm i Danimarkës, ka përfunduar studimet për shkenca politike duke u bërë anëtari i parë i familjes mbretërore daneze që ka arsim universitar.