Një tjetër rikthim romantik më në fund materializohet. Pas 13 vitesh e gjysmë, Javier Chicharito Hernandez e gjen veten përsëri në klubin që bëri të njohur në futbollin profesionist. Meksikani është lojtar i ri i Chivas; 35-vjeçari, Hernandez është i lirë nga çdo kontratë pasi i tha lamtumirë Los Angeles Galaxy, skuaër që nuk ia ofroi rinovimin.
Chicharito u rrit në sektorin e të rinjve të Chivasit dhe bëri debutimin në ekipin e parë në vitin 2006. Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares meksikane (52 gola në 109 ndeshje) u transferua te Manchester United në verën e 2010 dhe më pas u huazua te Reali i Madridit në sezonin 2014-2015, duke u bërë idhulli i tifozëve pas një goli të shënuar në një derbi të Champions League kundër Atleticos. Më vonë luajti edhe për Bayer Leverkusenin, West Hamin dhe Sevillan, përpara se të transferohej në Los Angeles në vitin 2020.