Nuk duhet të rrezikoni të bashkëpunoni me shenjat që do të analizojmë më poshtë sepse asgjë nuk do të shkojë ashtu siç e keni imagjinuar. E kundërta. Ju duhet t’i shmangni ato dhe të kërkoni njerëz që do t’ju garantojnë një stabilitet, një rezultat dhe një sukses të caktuar. Le të shohim se cilat janë tre shenjat me të cilat nuk duhet të bashkëpunoni në asnjë mënyrë:

PESHQIT

Partneri më i keq që mund të keni është një Peshk dhe kjo për disa arsye. Para së gjithash, ai është i fshehtë. Ai do t’ju fshehë gjërat, do t’ju gënjejë, do të krijojë rrëmujë në biznes dhe do të bëjë lëvizje pas shpine. Mund të marrë edhe kredi, për të cilën nuk do të jeni në dijeni dhe papritur do të përballeni me këste që nuk mund t’i paguani.

BINJAKËT

Ai mund të tallet me shumë lehtësi dhe t’ju ngarkojë me të gjitha përgjegjësitë e biznesit ose të kompanisë. Do vraponi për të mbledhur copëzat që Binjakët lënë pas. Nuk mund të mbështeteni tek ai, pasi ai përpiqet të heqë pesha dhe të rrëshqasë nëse shtrydhet. Ai preferon që të tjerët të bëjnë punën dhe ai vetëm të tregojë aftësitë e tij.

UJORI

Ujori mund të mos jetë aq i papërgjegjshëm sa Binjakët për të cilët folëm më lart, por ai është një “kumarxhi” dhe dëshiron të rrezikojë në jetën e tij. Ai vazhdimisht ka ide të ndryshme, të cilat i konsideron të avancuara dhe unike dhe është i bindur se do t’i kapë. Ai do të dëshirojë që ju të bëni hapa të mëdha, të cilat nuk do të kenë asnjë rezultat të garantuar dhe me shumë mundësi do t’i “luani” të gjitha brenda dhe sigurisht do t’i humbisni.