Interi vështirë se do të bëjë ndonjë lëvizje në këtë merkato. Duhej një anësor dhe erdhi Tajon Buchanan, duhej reduktuar mesfusha dhe u nis Agoume. Mbetet në dyshim e ardhmja e Sensit, por shkon apo jo te Leicester nuk bëhet fjalë për ndonjë operacion vendimtar, pasi janë pak milionë për një lojtar që i skadon kontrata në verë dhe që nuk është vendimtar për ekuilibrat e skuadrës.

Zërat për të ardhmen e Sanchezit dhe sirenat arabe ngacmojnë fantazinë e tifozëve, por nuk ka asgjë konkrete. Në këtë mënyrë, vëmendja e njerëzve të merkatos tek Interi është spostuar për në verën e ardhshme, me përfundimin e të paktën dy operacioneve, për Zielinskin dhe Taremin, të dy të destinuar të bëjnë pjesë në grupin e afrimeve me parametra zero nga dyshja Marotta-Ausilio.

Për sulmuesin iranian të Portos është arritur një akord me menaxherët që mbrojnë interesat e tij, që do të mbyllet përfundimisht pas Kupës së Azisë: kontratë tre vjeçare, dy me opsionin për të tretin, me një pagë prej rreth 3 milionë eurosh në sezon.

Në qershor Taremi do të marrë pasaportën e komunitarit të Bashkimit Europian, por, në çdo rast do të marrë vendin e Sanchezit që do të largohet. I njëjti diskutim për mesfushorin polak të Napolit. Koha për rinovimin e kontratës me të kaltrit ka skaduar dhe Interi e ka bindur lojtarin me propozimin e një kontrate trevjeçare me pagë neto prej 4.5 milionë eurosh plus bonuset.