Milani kompleton mbrojtjen, firmos me 21-vjeçarin italian Milani kompleton mbrojtjen, firmos me 21-vjeçarin italian
Filippo Terracciano është futbollisti më i ri i Milanit. Mbrojtësi 21-vjeçar kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi me kuqezinjtë një kontratë të vlefshme deri në verën e 2028-ës.
Për kartonin e futbollistit, Milani do t’i paguajë Veronës 4-5 milionë euro, si dhe 10% të vlerës në rast të rishitjes së mbrojtësit të talentuar në të ardhmen.
I lindur dhe rritur në Verona, mbrojtësi debutoi me skuadrën e qytetit në mars të vitit 2022, teksa në pjesën e parë të këtij sezoni u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm, duke bërë mjaft mirë në fushë.
Me Terraccianon, por edhe Gabbian e rikthyer pak ditë më parë, Milani kompleton kështu prapavijën, e cila kishte mbetur në emergjencë pas dëmtimeve të tre titullarëve Tomori, Thiaw dhe Kalulu.