Trajneri portugez Jose Mourinho u shkarkua nga pankina e Romës pas humbjes me Milanin dhe rezultatet e dobëta.

Pas këtij vendimi, ai ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Tëitter. Ai ka postuar foton me trofeun e Ligës së Konferencës në dorë, të cilin e fitoi në finalen e Tiranës ndaj Fejnordit.

Me dy fjalë të vetme ai ka përshëndetur popullin verdhekuq: “Mirupafshim Roma”.

Mourinho u shkarkua pas dy sezonesh e gjysmë nga Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një Ligë Konferencë dhe humbi një finale Lige Europe.