Një modele e njohur ruse e njohur në rrjet u përball me një valë të gjerë kritikash pasi dogji publikisht pasaportën e saj, por Ievgjenia bukuroshe tashmë thotë se bëri veprimin vetëm sepse nuk kishte dalë mirë në foto në dokument.

22 vjeçarja e njohur në rrjet si Ievgenia Hoffman, mori kritika të gjera nga fanatikët mbështetës të politikave të Putin, duke interpretuar veprimin si “mbështetje për Ukrainën”.
Por Hoffman thotë se veprimi i sa nuk kishte të bënte me Putin, ajo thotë se dogji pasaportën pasi “nuk i pëlqente foto e vet në të”.

Hoffman jeton në zonën pranë kufirit me Ukrainën ndersa komentonte për incidentin: “E dogja pasaportën pasi kisha një foto të shëmtuar aty. Unë e dua shumë Rusinë dhe Putin dhe nuk po tregoja mbështetje për Ukrainën”.

Por kjo nuk duket se qetësoi kritikët e saj disa prej të cilëve komentonin: “Asaj duhet t’i hiqet qytetaria për këtë.”
Ndërsa të tjerë kërkonin dënime më të rënda që ajo të bëhej shembull për të tjerë që flisnin kundër qeverisë.

Prokuroria tha se ka hapur tashmë një hetim për gjestin dhe rrjedhimisht e reja pritet të shpallet fajtore, shkruan rrjeti britanik TheSun.