Wanda Nara gjen gjithmonë mënyrën për të zënë faqet e para të mediave rozë, por edhe atyre sportive, teksa këtë herë modelja argjentinase ka rrëfyer natën e saj të parë me Mauro Icardin, aktualisht bashkëshort i saj.
Në një rrëfim për podcastin e motrës së saj, Zaira Nara, Wanda rrëfen natën pasionante me Icardin, në apartamentin e tij, duke mos fshehur as detaje intime.
“Dysheku i atij shtrati duhej të kishte qenë përdorur nga më shumë se 200 femra më përpara, por pas meje, u shkatërrua totalisht. Pas natës tonë të parë, dysheku nuk shërbente më.
Më kujtohet dhimbja që kam ndjerë një ditë më vonë, pasi nuk isha mësuar të jepja maksimumin. Pija Ibuprofen çdo katër orë. Mendoj se nëse atë natë raporti ynë nuk do të kishte funksionuar, nuk do të kishte pasur më histori mes nesh”, rrëfen Wanda Nara.