Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilëson situatën në Ballkanin Perendimor si të brishtë. Në një takim me kryeministrin e Malit të Zi, kreu i NATO-së u shpreh se rajoni ka një rëndësi të veçantë për aleancën dhe zhvillimet në rajon janë në monitorim të vazhdueshëm.

Duke folur për ngjarjen në Basnjë, Stoltenberg u shpreh se pas dhunës u dërguan 1 mijë forcë të aleancës dhe po vlerësohet situata për dërgim të forcave të tjera.

“Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Dhuna që shpërtheu vitin e kaluar në Kosovë ishte e papranueshme. Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë, ne vazhdimisht jemi duke e vlerësuar çdo nevojë për prani të mëtejme”- tha Stoltenberg