Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare Dritan Mezini, këshilltar i Fidel Yllit në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Dritan Mezini, ndërroi jetë nga një atak kardiak.
Lajmin e trishtë e kanë ndarë në rrjetet sociale miqtë e tij, ndërsa Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme.
‘Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!’- njofton KOKSH.
Edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet, për ndarjen nga jeta të 53-vjeçarit.
‘Trishtues lajmi i largimit të hershëm të Dritan Mezinit. Një baba e bashkëshort shembullor, qytetar dhe profesionist i papërsëritshëm, që e donte inovacionin, mjedisin dhe njerëzit. Ngushëllime familjes!’- shkruan Veliaj.