Serbia i mohoi vizitën ministrit të jashtëm të Kosovës në Luginën e Preshevës pa dhënë asnjë arsye apo shpjegim.
Për këtë ka reaguar vetë Xhelal Sveçla duke paralajmëruar Beogradin se për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetëror, do të veprohet mbi parimet e reciprocitetit.
“Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës”, thekson ministri.
Sveçla shtoi më tej se ky zhvillim nuk do ta ndalë angazhimin e Kosovës për të ndihmuar shqiptarët e Luginës.
“Nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta”, thekson ai mes tjerash.