Granada nuk po kalon një moment mjaft të mirë në kampionat këtë sezon, por gjithsesi Myrto Uzuni ka arritur të lërë gjurmë në disa ndeshje.

Sezonin e shkuar ai u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe i La Liga 2, gjë që ndihmojë Granadën të rikthehej në elitën e futbollit spanjoll.

Mediat në gadishullin iberik duket se janë të bindura për të ardhemen e sulmuesit të Kombëtares, i cili mund të vazhdojë të jetë pjesë e Granadës.

Ato theksojnë se klubi po përgatit një kontratë e vlefshme deri në vitin 2026 për Uzunin, i cili, sipas mediave duket se është shumë pranë firmës.