Tirana pushon në ditët e para të vitit.
Njerëzit zgjohen vonë, lëvizjet janë të pakta nëpër rrugë; sipërmarrësit i kanë vënë kyçin dyqaneve; ndërsa bumin e punës e kanë kafenetë; të cilat gëlojnë nga njerëzit.
“Ditët e para të vitit janë të qeta. Nesër i rikthehemi normalitetit, uroj që të kemi më shumë bereqet, shëndet në 2024”- shprehet një qytetar.
Por festa në sheshin Skënderbej nuk ndalet. Në qendër të kryeqytetit është edhe qendra e festimeve.
“Sot jemi pushim dolëm për të festuar. Urojmë më të mirat për vitin e ri”-shprehet qytetari tjetër.
Vendas, emigrantë, turistë që mblidhen rreth pemës së vitit të ri për të memorizuar këto ditë të para të 2024.
“Albania e bukur”- shprehet turistja.
Mundësitë e shumta të argëtimit ofrohen për grupmosha të ndryshme: lojëra, shërbime, kënde me dekorime festive për fotografi. Por veç atyre që festojnë, ka qindra të tjerë që janë në krye të detyrës për të shërbyer e për ta nisur vitin me xhepin plot.
“Jam 81 vjec. Kam qenë 47 vjeç mësues, fotograf, babagjysh, gjithë jetën në aktivitet. Atmosfera këtë vit s’ka më mirë, me bollëk”.
“Unë vitin e ri e kalova në punë. Edhe në këto ditë të para, shumë mirë edhe pse larg familjes, u shërbejmë njerëzve që të ndihen sikur jemi pjesë e tyre”-shprehet një kamerier.