Nga Anila Hoxha
Përtej lajmit …
Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik.
Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta.
Lidhën kurorë 12 vite me parë. Sollën në jetë dy fëmijë.
Gjithcka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.
Dukeshin në harmoni !
Deri dje, kur “maskat” ranë dhe dera u hap.
Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale.
Ai vetëm instagram.
“Një dashuri e fortë ajo mes tyre” – shpjegon një nga miqtë e ciftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh.,u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës.
Policia konfirmon në mënyrën e saj, se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin. Ngjan e pabesueshme – gati uleret, mikesha e gruas 35 vjecare. Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh. , mbylli për gati një vit në banesë bashkeshorten, dy femijet dhe nënën. Se si iu vendosi kamera ngado , në korridor, dhomen e ngrenies dhe ne dhomen e gjumit. Si instaloi ne korridor bllokuesin e valeve te telefonit. Mbylli prizat .
“ e bej se na përgjojnë, duan tna vrasin. E di unë që po” – shprehej Jetnori. Por me teper se sa nje xhelozi , ajo nga cfare vuante i riu ishin problemet e shendetit mendor , te pa diagnostikuara nga familja. Prinderit vinin shpesh , nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme.
Ne fillim qe xheloz.
Pastaj u be paranojak .
Dhe ne fund i dhunshem.
Ja kështu, e shpjegojnë të njohurit e te dyve.
Por thyerja e 35 vjecarit nisi një vit me parë. La punën. Punonte në nje institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga dicka. Nga dicka që ishte vetem ne kokën e tij. Me pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan te na bejne keq. Dhe u mbyllën. I mbylli. Dilnin bashkë kur benin pazar – shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia- kërkuam të kuptonim cfare ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nena e tij që erdhi tre ditë më parë.
Deri sa femija 9 vjec foli. Femija tregoi se nena qante. Se e ema i përgjerohej që ti zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin- pëshpëriti e vogla. Te tjerat ishin prova ne strehen e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valesh. Letra ne formatin A4, qe vajza dikur gazmore , i shkruante mes lotësh. Aty në shtëpinë e kqyrur me kamera dhe e mbyllur ne mes te kater mureve
Rrefehej e zbraste shpirtin e lodhur. duke bere monolog mbi leter “cfare ka ndodhur me ty? pyeste e reja qe shkruante trishtimin e saj për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi.
Nuk kishte përgjigjje për të, familjes se saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllaberonin
Ndaj i kish thënë disa herë familjes “ po me ndodhi gjë , flisni mirë tek fëmijët për mua”… Ishte paralajmerim dhe thirrje për ndihmë! Kur policia trokiti ne deren e tyre, nëna e tij u përgjigj – e ka celesin djali. Ai u kthye ne banesë, i qete dhe i palexueshëm, mbase i bindur se skish bërë asgjë të ndaluar.
Për fat të gjithë jetojnë. Ai përfundoi ne burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek.