Nga Mero Baze

Strukturat e partisë së Berishës janë mobilizuar sonte përmes sms për çdo anëtar që nesër të shkojnë të protestojnë tek “Rrugica e SPAK-ut”, meqë Berisha do shkojë për herë të parë në jetën e tij të dëshmojë para drejtësisë.

Urdhri ka anën e tij pozitive dhe nuk duhet parë vetëm si karshillëk i Berishës ndaj SPAk. Një grumbullim para SPAK, i heq emocionet Berishës, dhe ai krijon siguri që po shkon në mitingun e radhës dhe njerëzit po e presin aty.
Do zbres nga makina, do ti përshëndes ata pastaj do hyj brenda.

Ata do presin jashtë me shpresë që di do dal pas dhjet minutash, por ai do të vonojë dhe ata do presin mes të ftohtit. Berisha nga aty brenda do sqaroj gjithë firmat që ka hedhur që vajza e tij të bëhet me 19 kulla, dhe sa herë të jap shpjegime, do të ndjehet i sigurt se ata jashtë do t’ia marrin hakun SPAKU, që i kërkon atij llogari për pronat e vajzës fituar me firmë të tij.

Por vendimi ka dhe anën e tij negative. Tek “Rrugica e Salës” nuk është keq. Rrugica është e ngushtë dhe ata zënë gjithsej 20 metra, ku teorikisht mund të ngjeshen 30 deri 40 vetë. Po të shtosh dhe faktin që ata mblidhen kur errësohet është mirë se nuk bien në sy që janë pak.
Aty dhe fjalimet janë më të lehta për tu mbajtur se Berisha është në tarracë dhe nuk i dëgjon mirë çfarë thonë kështu që nuk kanë emocione.

Tek “Rrugica e SPAK-ut është më problem. Sheshi është më i gjerë, është paradite dhe duken sa vetë janë. Mbi të gjitha dhe fjalimet mund të dëgjohen nga më shumë vet dhe mund ti hapin më shumë telashe Berishës se sa ta ndihmojnë.
Aq më tepër, që ata mendojnë se ai do të hyj dhe do të dal. Ai mund të rrij disa orë aty brenda dhe atyre do të duhet ta presin në të ftohtë ndryshe quhet dezertim. Duke marrë parasysh moshën e gjysmës së tyre, kjo mund të përbëj një rrezik për shëndetin fizik të tyre se nga shëndeti mendor duket që nuk do kenë më të papritura.

Por dhe ta presësh atë derisa të dal është një stres më vete. Se ai kur të dal do të mbaj fjalim dhe do tu tregoj se si i akuzoi prokurorët e SPAK si të korruptuar, si grup kriminal, si shërbëtorë të Edi Ramës, Sorosit dhe Vuçiqit. Dhe ata duhet të jenë aty doemos. Një zgjidhje mund të jetë ta bëjnë me turne. Një palë ta përcjellë dhe pastaj të ndërrohen që një palë tjetër ta pres.

Por dhe kjo është e vështirë pasi Altin Dumani mund ti sabotoj planet duke e mbajtur gjatë.

Për gjithë këto telashe do të ishte më mirë ta prisnin tek “Rrugica e Salës” Aty është më e sigurt që nuk i kap kamera të gjithë me fytyra dhe nuk bien në sy sa janë.

Në fund të fundit mezi arritën ti ndërrojnë emrin rrugës nga “Rrugica e Salës” siç i thonë me gallatë të rinjt e klubeve, tek “Rrugica e Shpresës”.
Tani këtë tabelën “Rrugica e Shpresës” nuk e merrni dot me vete ta vini para SPAK-ut, se e vetmja shpresë që vjen nga SPAK-u është arrestimi i Berishës. Por kjo është “tmerr për ata e shpresë për armikun” .

Ndaj është mirë të mos lëvizin nga “Rrugica e Shpresës”. Tek Rrugica e SPAK-ut, nuk kaq shpresë për ata. Se ndoshta më vonë duhet të shkoni dhe tek “Rrugica e Burgut” dhe aty do t’iu dal teper kjo tabela “Rrugica e Shpresës”