Për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme Posaçme, Sali Berisha ishte dje në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me aferën e privazitimit të kompleksit Partizani. Pasi doli nga SPAK sulmoi prokurorinë e Posaçme duke i quajtur grup i strukturuar kriminal.

“Berisha nuk respekton shtetin. SPAK është organ kushtetues. Kushtetuta ka dalë me 140 që do të thotë për SPAK ka votuar dhe Sali Berisha. Pse votoi? Nuk ia mbante të dilte kundër. Kur ke votuar në parlament pse del e thua është kjo.. me popullin do tallesh apo me veten” komenton avokati Spartak Ngjela në një intervistë për ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv

Sa i takon dosjes 21 janari tregon:

“Le të vazhdojë 21 janari se u vranë njerëz. Ishte turp historik për kombin shqiptar. U vranë persona të pafajshëm. Një provë e re hap gjyqin. U vranë nga shteti. Të dimë kush janë fajtorët . Të zbulohet e vërteta”

A duhet të thirren ish kryeministri Berisha, ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha?

Natyrisht që do të merren. Sot në koshiencën shoqërore këta që përmendët quhen të fajshëm. Të shikojmë si do të dalë procesi gjyqësor në SPAK që është një gjykatë e pavarur e mbrojtur ndërkombëtarisht. Të shohim cfarë ka ndodhur”