Ministria e Financave e Kinës do të studiojë më tej politikat fiskale për të nxitur konsumin këtë vit, sipas një interviste të ministrit të Financave Lan Fo’an të publikuar të enjten. Lan theksoi vendosjen e fokusit në përmirësimin e kapacitetit të konsumit, optimizimin e mjedisit të konsumit dhe kultivimin e formave të reja të konsumit.
Sektori i konsumit në Kinë ka pasur rikthim të fuqishëm, siç dëshmohet nga ecuria mbresëlënëse gjatë festës treditore të Vitit të Ri të mbyllur së fundmi. Të ardhurat nga turizmi vendas u rritën në 79.73 miliardë juanë (11.17 miliardë dollarë), më shumë se trefishi i shifrës të së njëjtës periudhë të vitit 2023.
Përveç stimulimit të konsumit, Ministria e Financave është e përkushtuar që këtë vit të mbështesë investimet dhe tregtinë. Vitin e kaluar, Kina nxori 3.8 trilionë juanë bono të reja të posaçme, me mbi 300 miliardë juanë të caktuara si kapital për projekte. Kjo pritet të nxisë investimet shoqërore me mbi 1 trilion juanë.
Përveç kësaj, Ministria e Financave synon të nxisë një mjedis tregu të drejtë dhe konkurrues për të gjitha bizneset, duke promovuar njëkohësisht ndërtimin e tregut të unifikuar kombëtar.
Lan theksoi se Ministria e Financave do të zgjerojë siç duhet shpenzimet fiskale në vitin 2024 për të nxitur rritjen ekonomike, në përputhje me objektivat e politikës ekonomike të qeverisë qendrore për këtë vit.
Po ashtu kryeministri kinez Li Qiang bëri thirrje për më shumë përpjekje për të nxitur forcat e reja prodhuese, për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë e për të nisur mirë punën ekonomike sivjet gjatë një vizite në provincën Hubei të Kinës Qendrore.
Li theksoi gjithashtu zhvillimin me cilësi të lartë të Brezit Ekonomik të Lumit Jance dhe zbatimin e asaj që u vendos në Konferencën Qendrore të Punës Ekonomike, shkruan CMG.