Qeveria franceze ka vendosur të forcojë ligjin për emigracionin, kjo pasi gjykata ka hequr disa masa në lidhje me këtë problem global.
Shumica e 35 masave të refuzuara nga Këshilli Kushtetues nëntë anëtarësh i Francës iu shtuan projektligjit për shkak të presionit të krahut dhe të ekstremit të djathtë.
Por ligji i ri përfaqëson ende një ashpërsim të rregullave të emigracionit, të huajt ligjërisht në Francë mund të pasohen me dënime penale.
Ndërkohë edhe ata që kanë ardhur në Francë para se të ishin 13 vjeç ose ata që kanë jetuar në Francë për më shumë se 20 vite, mund të dëbohen nëse u jepen dënime me burg dhe konsiderohen skërcënim i rëndë për rendin publik.
Sipas BBC, ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se Këshilli Kushtetues ka vërtetuar të gjitha masat e qeverisë dhe tani ishte koha për të vënë në praktikë ligjin.
“Republika nuk do të ketë pasur kurrë një ligj kaq të ashpër sa ky”, tha ai.
Duke nisur që nga shkurti çdo prefekt francez do të duhet të raporotjë për problematikat dhe të vendosë se cilët shkelës duhet të dëbohen.
Ligji përfshin gjithashtu masa që i pengojnë autoritetet të vendosin të rinjtë nën 18 vjeç në qendrat e paraburgimit dhe u jep prefektëve fuqinë për t’u dhënë leje qëndrimi njëvjeçare njerëzve pa dokumente që punojnë në punë të nevojshme për vendin, ndër të cilat edhe ndërtimi.
Vendimi i së premtes përkoi me shifrat më të fundit të emigracionit nga Ministria e Brendshme e Francës që tregonin se numri i shkelësve të huaj të dëbuar nga Franca në 2023 ishte rritur me 10.7% në 2023 në më shumë se 17,000, megjithëse shumë më i ulët në shifrat para krizës COVID. Kërkesat për azil u rritën me 8.6% vitin e kaluar në pothuajse 142,500, por me një ritëm më të ngadaltë se një vit më parë.
Me zgjedhjet e Parlamentit Evropian përpara në qershor dhe pa shumicë në Asamblenë Kombëtare, presidenti Emmanuel Macron po përballet me një sfidë të fortë nga e djathta ekstreme për të kaluar legjislacionin. E vetmja mbështetje për të janë partitë jashtë qeverisë.
Vetëm pesë javë më parë qeveria arriti të zbatojë ligjin e saj të emigracionit, me mbështetjen e republikanëve të krahut të djathtë dhe Rally Kombëtare të ekstremit të djathtë (RN).