Pasi mbylli vitin 2023 në mënyrën më të mirë, duke luftuar për një vend që të ngjit në Serie A, Como ka filluar të ëndërrojë gjëra të mëdha dhe drejtuesit e klubit synojnë që të godasin në merkato, për të përforcuar skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.

Nevojitet një sulmues dhe sipas “Sky Sport”, objektivi kryesor i Comos është sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi, që aktivizohet me Empolin në elitën e futbollit Italian.

Sulmuesi kuqezi nuk po gjen shumë hapësira te skuadra toskane, ku deri tani është aktivizuar në vetëm 9 ndeshje në kampionat. Shpendi kërkon të luajë në vazhdimësi dhe Como është e gatshme që t’ia ofrojë këtë gjë. Duket se 20-vjeçari shqiptar do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.