Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek Reforma Zgjedhore, ku nuk munguan edhe ironitë ndaj opozitës. Rama u shpreh se opozita vazhdon të ketë probleme me aritmetikën, ndërsa theksoi se nëse do të ketë vullnet opozita për këtë çështje, nëse jo, atëherë do të vazhdojë pa Komision.
“Fjalët kanë peshën e tyre, nuk kam thënë që nuk do të konsultohem me asnjëri, fola për Komisioni bipartizane, nuk thashë që do ta bëjmë vetëm. Kemi parë se si në një sallë me 1600 karrige ato numëronin 5 mijë vetë. Është një martirizma aritmetik i konsiderueshëm. Për të arritur numrin magjik 84 duhet të konsultohesh dhe të gjesh rrugë ndërveprimi. Pra solla shembullin e parlamentit italian dhe atij grek që bëjnë shpesh tentativa për reforma dhe nuk kanë komisioni bipartizane. Kushtetuta thotë që duhen 84 vota. Nëse deri në fund të procesit, kur është afati do të ketë vullnet, bujrum, nëse jo ndërrojmë faqen dhe vazhdojmë faqen e re pa Komisionin”, tha ai.