Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Special Report” në ABC u shpreh se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin dhe se sipas tij ish-kryeministri Sali Berisha e ka përdorur si mburojë për interesat e tij.

“Berisha ka bërë shkelje flagrante dhe janë rrethana shumë rënduese për të. Atij i është ndaluar të komunikojë me njerëzit, por nuk e ka bërë. Pra është një shkelje flagrante jo vetëm e ligjit, por edhe e vendimit të gjykatës. Unë çuditem përse ata njerëz që jetojnë aty nuk paraqiten në polici për të siguruar qetësinë e tyre. Aty ka biznese që nuk janë të Berishës. Por ky deri në ditën e fundit dhunon njerëz. Nuk lë punën të jetojë normalisht. Ai tani edhe në rrugicën e vet krijon dhunë për njerëzit”, është shprehu Çupi.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, analisti Çupi tha se SHBA gjithmonë ka mbështetur demokratizimin e vendit.

“Sot e kësaj dite si një aleat i vërtetë i Shqipërisë tenton ta shohë Shqipërinë si një vend normal. Amerika nuk resht së mbështeturi demokratizimin e vendit. E pamë që Salianji ndryshoi qëndrim pas vizitës në SHBA. Neutralizimi i fenomenit Berisha është i krahasueshëm me neutralizimin e vrasësve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Berisha do të shënohet si një prej kontributeve të drejtësisë shqiptare dhe SHBA sigurisht për t’i larguar vendit një rrezik”, tha ai.