Deputeti demokrat Sajmir Korreshi është kundër nismës sē “Rithemelimit” për zgjedhjen e katër koordinatorëve, qē do të merren me organizimin e kësaj force politike. Gjatë emisionit Breaking me Dafina Hysën nē Top News, Korreshi tha se demokratët po veprojnë nē mënyrē kaotike, teksa baza bëb thirrje pēr bashkim, për të ofruar një alternativë qeverisjeje.

Nuk kemi pasur ftesë për mbledhjen e Kryesisë së “Rithemelimit”. Ēshtē çkoordinim i organizuar nē parlament, por edhe nē jetēn partiake. Duhet koordinim në vijën e partisē.
Po veprojmë nē mënyrë kaotike; njëri ikēn në ShBA, njē dēnohet, tjetri nē protestë, disa zgjedhin koordinatorë. Ēshtë bërë si njē han pa porta. Demokratët e bazës na thonë, se nëse nuk bashkohemi, është e kotē t’i thērrasësh. Baza e Lushnjës ēshtē bërē çorap, me tre copëza, tha ndêr të tjera Korreshi.

Deputeti Korreshi i cili është ndēr 19 të pērjashtuarit e fundit, theksoi se ka ardhur koha për tē pērshkallēzuar qëndrimin duke propozuar ngujim ose grevë urie. Në tē kundërt, të ikim dhe tē lëmë Ramën padishah, u shpreh Korreshi.