Fatmir Mediu vijon të ftohet në studio televizive si analist gjeopolitik, nga një gazetari që ka harruar se ai trashëgon një parti të themeluar dhe profilizuar si mbrojtëse e kauzës së pronës.

Ai drejton PR-në, Partinë Repubikane të të ndjerit Sabri Godo, e cila që prej kur u themelua, në fillimet e pluralizmit, u fokusua të prona, kthimi i saj te pronarët e ligjshëm. Kjo pasi vetë Godo vinte nga kjo shtresë.

Sa qe aktiv, ai e ruajti këtë profil politik, por pasaardhësi i tij, Fatmir Mediu, gati kurrë nuk e ka çuar më tej. Në narrativën e tij politike mugdon pothuajse tërësisht kauza e pronës, duke bërë që çështja më e nxehtë e postkomunizmit shqiptar, sa sociale dhe ekonomike po aq dhe politike, të mos ketë asnjë zë politik.

Kështu, Mediu nuk është dëgjuar ndonjëherë të flasë për pronat, as në kushte pushteti e as opozite, kështu që ky ish-inxhinier nafte tashmë bën rolin e analizuesit të zhvillimeve gjeopolitike, ashtu siç mjeku reanimator Dritan Shehu bën ekspertin diplomatik.

Paradokse të tilla me të cilat është përplot politika shqiptare, mbahen dhe ushqehen nga një media joprofesionale, e cila informon por nuk mendon.

Fatmir Mediu, i cili për momentin duhet të jetë lajm vetëm për hetimin ndaj tij nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, tragjedi e cila lidhet me Ministrinë e Mbrojtjes së cilën ai e drejtonte kur ajo ndodhi, ishte të mërkurën në një nga mediat kryesore duke folur për zhvillimet rajonale(!!!). (Tesheshi)