E ardhmja e Kylian Mbappé vazhdon të jetë një telenovelë që po përflitet shumë dhe që do të vazhdojë të komentohet, për sa kohë nuk është marrë vendimi i tij përfundimtar. Në pritje të njoftimit zyrtar që mund të vijë para ndeshjes në Champions League kundër Real Sociedad më 14 Shkurt, spekulimet vazhdojnë për shifrat e kontratës së ardhshme.

Orët e fundit është media spanjolle “El Desmarque”, ajo që ka publikuar informacionin e saj për dosjen, duke zbuluar lakminë e klanit Mbappe në kuadër të diskutimeve me Real Madridin. Raportohet se persona të afërt me futbollistin kanë kërkuar në emër të tij, jo më pak se 100 milionë euro bruto, ose 50 milionë neto në vit si pagë nga Real Madrid. Kjo shifër është më e madhe se dyfishi i pagës më të lartë të klubit që merr Toni Kroos.

Veç kësaj, është kërkuar edhe një bonus kolosal nënshkrimi prej 175 milionë eurosh. Nëse këto kërkesa kolosale janë të vërteta, ekuilibrat në ekip do të lëkundeshin dhe Real Madrid zor se do t’i pranojë. Nga ana tjetër, raportohet edhe se PSG i ka ofruar një rinovim dyvjeçar futbollistit me 72 milionë Euro në sezon.