Dy mjete janë aksidentuar në aksin rrugor Burrel-Klos, duke lënduar pasagjeret.
Shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.H.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit. Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.