Historia e Jose Mourinhos me Romën u mbyll pas një marrëdhënie që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Sipas mediave italiane, ish-trajneri u thirr të martën në qendrën stërvitore të Trigorias nga Dan Friedkin, për t’u njohur me vendimin e shkarkimit. Pas befasisë në momentin e parë, Mourinho u acarua dhe madje nisi një debat të ashpër me pronarin e klubit dhe djalin e tij, Rajan.

Një sherr i mirëfilltë, ku përveç se u përball me kritikat për rezultatet e dobëta dhe menaxhimin e keq të lojtarëve, Murinjo akuzoi drejtuesit për premtimet e pambajtura në përforcimin e skuadrës.