Biseda e vazhdueshme dhe takimi me njerëz të rinj mund të bëhen të lodhshme për këdo. Megjithatë, për disa njerëz, çdo nivel socializimi është një skenar makthi. Ata preferojnë të qëndrojnë në shtëpi me një film dhe ushqim të mirë sesa të dalin me miqtë. Dhe nëse po pyesni veten pse duken kaq të largët apo indiferentë, horoskopi i tyre mund të jetë përgjigja, thonë astrologët.
Vazhdoni të lexoni për të zbuluar shenjat më antisociale të zodiakut:
Demi
Nuk është se Demi nuk është i afrueshëm, por urrejnë të lënë zonën e tyre të rehatisë për të bërë miq të rinj. Nëse janë në një festë, do të kalojnë mirë vetëm ose do të qëndrojnë gjithë natën me një grup klasik, me njerëz që tashmë i njohin, në vend që të përpiqen të takojnë njerëz të rinj. Sigurisht, ata preferojnë të qëndrojnë në shtëpi duke ngrënë në kuzhinën e tyre komode (dhe luksoze).
Gaforrja
Gaforret njihen si “macet e shtëpisë”. Ata e duan komoditetin e shtëpisë së tyre dhe do të tërhiqen lehtësisht nga një ngjarje apo detyrim shoqëror në të cilin ndihen të parehatshëm. Ata preferojnë të shoqërohen me një rreth të caktuar njerëzish, të cilin e njohin mirë, pasi të bësh miq të rinj është mjaft e vështirë.
Virgjëresha
Ata që i përkasin shenjës së Virgjëreshës e kanë shumë të vështirë të pranojnë të tjerët me papërsosmëritë e tyre dhe kështu preferojnë të izolohen, në vend që të kritikojnë vazhdimisht. Njerëzit bëjnë gabime, mbajnë mikrobe dhe shkaktojnë kaos: Një Virgjëreshë nuk e toleron këtë. Ai gjithmonë dëshiron të jetë në kontroll.
Bricjapi
Kjo shenjë e fokusuar në karrierë është e vështirë të shpërqendrohet nga qëllimet e tij profesionale, prandaj ai nuk ka shumë miq. Ai preferon të ketë një ose dy miq të mirë me të cilët mund të shkojë mirë dhe shmang shumë shoqërimin me të huajt. E lëre më që – si Virgjëresha – ai i konsideron shumë njerëz inferiorë ndaj tij, gjë që e bën të duket edhe më antisocial.
Akrepi
Në krye të listës është kjo shenjë zjarri. Plot pasion dhe intensitet, Akrepi tenton të tërhiqet në vetvete, veçanërisht kur ndodhet në mjedise të reja. Tepër i fshehtë dhe emocional, ai merret me atë që përjeton i vetëm dhe nuk i beson askujt. Ai është shumë pickues me njerëzit dhe nuk i pëlqen aspak situatat publike. Mjafton qetësia e shtëpisë së tij dhe njeriu që i beson më shumë se kujtdo pranë tij.