Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli ka marrë një letër falënderimi nga Presidenti i Komitetit Olimpik Evropian, Spyros Capralos dhe Sekretari i Përgjithshëm, Raffaele Pagnozzi.
Nëpërmjet kësaj letre ata shprehin mbështetjen e tyre për punën impresionuese që ekipi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Presidenti Fidel Ylli janë duke bërë për Lëvizjen Olimpike në Shqipëri.
Krerët më të lartë të Olimpizmit Evropian, të pranishëm në Galanë e parë shqiptare ‘Yjet e Sportit’, vlerësojnë se, “Team Albania” ka sjellë risi në Lëvizjen Olimpike Europiane si një skuadër e rëndësishme për familjen Olimpike Europiane.
Capralos Pagnozzi kanë vlerësuar edhe mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe personalisht Kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu për masivizimin e sportit dhe frymës Olimpike në vend.