Kylian Mbappe-s i është ofruar një kontratë nga Real Madrid. Kjo u zbulua nga “El Chiringuito” pa hyrë në ndonjë detaj tjetër. Prej kohësh përflitet ky transferim.

Dy vite më parë Reali ishte shumë pranë firmosjes me yllin francez, por oferta e presidentit të PSG, Al Khelaifi ishte e parezistueshme dhe Mbappe zgjodhi të qëndrojë në Francë. Mirëpo edhe pak muaj dhe kontrata e tij skadon me parizienët dhe i duhet të mendojë për të ardhmen.

Pa dyshim që Real do të ishte zgjedhje ideale për të për shkak edhe të historisë dhe garantimit të trofeve si Champions League apo La Liga.